Gashi, përgëzon Policinë e Kosovës për profesionalizmin

Aktuale

Gashi, përgëzon Policinë e Kosovës për profesionalizmin

Nga: Z.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 15:51
Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

Edhe zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, ka reaguar për aksionin e sotëm në veri të Kosovës, ai ka thënë se ka përcjellur me vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës, siç thotë ai, kundër një dukurie shumë shqetësuese siç është krimi i organizuar, përcjell “Bota sot”.

Gashi këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se përgëzon Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe gatishmërinë për të siguruar rend dhe ligj, ngase, siç ka thënë ai, këta të rinjë e të reja na dëshmuan edhe njëherë sot, se janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Kam përcjellur më vëmendje zhvillimet në veri të Kosovës, përkatësisht operacionin policor të organeve të rendit dhe ligjit, kundër një dukurie kaq shqetësuese, siç është krimi i organizuar. Si zëvendëskryeministër përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe gatishmërinë për të siguruar rend dhe ligj edhe në pjesën veriore të vendit. Këta të rinjë e të reja na dëshmuan edhe njëherë sot, se janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe korrupsionit, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Këto dukuri duhet të luftohen deri sa të çrrënjosën në plotëni, dhe Kosova të bëhet vendi që të gjithë ne e duam. Unë shpreh keqardhje për policët e lënduar gjatë operacionit, dhe u uroj shërim të shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat