Kush është spiuni i Vuçiqit në Policinë e Kosovës?

Aktuale

Kush është spiuni i Vuçiqit në Policinë e Kosovës?

Më: 28 maj 2019 Në ora: 18:22
Aleksander Vuçiq

Aleksandar Vuçiq kishte pasur informata të sakta se çfarë do të ndodhte gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës. Ai kishte paralajmëruar afër dy javë më parë se do të kishte arrestime të policëve, por edhe të personave të zakonshëm.

Përkundër që nuk kishte qëlluar numrin e saktë të të arrestuarve, Vuçiq kishte dëshmuar edhe njëherë për informatorët e tij nga Kosova.

Vuçiq kishte paralajmëruar se do të arrestohen rreth 40 persona, por sot u arrestuan 30 veta – 10 më pak se sa kishte paralajmëruar Vuçiq.

Prej tyre 19 kishin qenë policë, ndërsa të tjerë qytetarë të thjeshtë.

“Prej të hënës ata duan të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona tjerë me arsyetim se ata kanë marrë pjesë në korrupsion, në mënyrë që veriu i Kosovës të mbetet i pambrojtur, para se gjithash Mitrovica dhe që të mund t’i bëjnë gjërat më të ndyta kundër popullit tonë”, kishte deklaruar Vuçiq për televizionin serb RTS.

Pas arrestimeve Vuçiq u lajmërua përsëri. Kishte thënë se kishte lajmëruar gjithë ndërkombëtarët.

“Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin-Potok.

“Ka ndodhur edhe një rrahje e serbëve në Shkollën Teknike në Zubin-Potok, kanë thyer shtëpi, në mënyrën më brutale të mundshme, për të treguar se sa ta mëdhenj dhe të fuqishëm janë”, ishte shprehur Vuçiq.

Policia e Kosovës ka ndërrmarrë gjatë ditës së sotme një aksion ku janë arrestuar 30 persona, duke përfshirë edhe policë.  Po ashtu dy zyrtarë të UNMIK-ut janë arrestuar pasi kishte tentuar ta pengonin Policinë e Kosovës.  Njëri nga zyrtarët e UNMIK-ut kishte qenë rus ndërsa tjetri serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat