Aksioni në veri, Maxharraj: Skenar me bisht, dikujt i konvenon para Samitit në Paris

Aktuale

Aksioni në veri, Maxharraj: Skenar me bisht, dikujt i konvenon para Samitit në Paris

Nga: G.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:55
Njësia Speciale

Profesori Binak Maxharraj ka reaguar pas aksionit të sotëm në veri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se aksioni ka qenë me shumë pompozitet të panevojshëm dhe ishte skenar me bisht, përcjell Bota sot.

Maxharraj ka thënë po ashtu se ky aksion i konvenon dikujt para Samitit të Parisit.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

NJË SKENAR ME BISHT.

Dihet së Kosova është shteti më i korruptuar në rajonë.Dihet së krimi i organizuar korruipsioni e ka kapë shtetin nga të gjitha anët.Ma gjeni një pushtetar qe s’është i korruptuar.Në Kosovë deri me tani korrupcioni me “qellim”është lënë pas dore,nuk është luftuar sa duhet e sidomos në nivelët e larta të pushtetit ku njërëzit janë të pa prekshem.Mu për këtë arësye edhe nuk kemi liberalizim të vizave, sepse nuk po luftohet korrupcioni sidomos ne nivelet e larta.

Por është mirë te luftohët korrupcioni sepse më korrupcion shteti nuk ecë përpara.Këto ditë u banë disa arrestime të bosave të krimit përmes fajdeve, këcnimeve,etj.

Por mos te harrojmë se kupola e krimit të organizuar dhe korrupcionit është në krye te shtetit dhe nga aty është dashtë të niset.

Aksioni i sotëm i policisë në Veriun e Kosovës ishte i domosdoshëm,sepse në këtë mini teriror i cili seshte i askujtë dhe i gjithkujat,tashe e 20 vite luhen lojrat me të pista më te tmershme të krimit të arganizuar dhe korrupcionit. Për ta luftaur korrupcionin është diçka e mirë sepse njërëzit e korruptuar duhet të luftohën kudo qe janë, të sillën para drejtesisë.Por kujtoj se aksioni i sotëm ne Veri diqysh u ba më shumë pomozitet të panevjshem.

Ky aksion u dekonspiru dy javë më parë, kështu tha sot Vuçiq, ai e dinte këtë, por pse te shkohet në një aksionte tillë kur e dijnë të gjithë së do te ndodhë, ndoshta kjo dikujt i konvenon për ta tensionuar edhe më shumë Veriun e sodmomos para Samitit të Parisit, Gjerat e këtilla i kontribuojn qe situata te tensionahet tejmase për ta ba edhe më mjegull situatën ne Veri edhe ashtu të tensinnuar.Tensionimi i situates ndoshta po i konvenon dikut kjo është situat më bisht pas.Apo duhet të tensionohen situata te tilla që Kosova të rreshqas ngadal në drejtim qe është nisë qe 20 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat