Konferencë ndërkombëtare për perspektivën dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Konferencë ndërkombëtare për perspektivën dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor

Më: 29 maj 2019 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave (BPRG), sot mbajnë konferencën ndërkombëtare “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”.

Në mesin e një numri të gjerë të ekspertëve vendas dhe zyrtarëve qeveritarë, do marrin pjesë edhe një numër i madh panelistësh të shquar ndërkombëtarë, nga SHBA, BE, Gjermania, Norvegjia, Hungaria, Slovenia, Rusia, Maqedonia, Shqipëria, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore.

Ndër temat mbi të cilat do të diskutohet janë përgjegjësia për të mbrojtur - mësimet e marra dhe rruga përpara, pastaj bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Kosova dhe Serbia në kërkim të një marrëveshjeje finale të paqes.

Konferenca mbahet në Hotel “Emerald” prej orës 9:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat