Vjen paralajmërimi për Haradinajn: Skenari në Veri midis Thaçit dhe Vuçiqit e ndan Kosovën

Aktuale

Vjen paralajmërimi për Haradinajn: Skenari në Veri midis Thaçit dhe Vuçiqit e ndan Kosovën

Nga: N.H Më: 29 maj 2019 Në ora: 08:06
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka komentuar zhvillimet që ndodhën në Veri të vendit.

Maxharraj lidhur me këtë rast ka paralajmëruar kryeministrit Haradinaj për një skenar të mundshëm, përcjell “Bota sot”.

Maxharraj i ka bërë me dije të parit të qeverisë, se ky është një skenarë nga presidenti Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për ta ndarë përfundimisht Kosovën.

“Kryeministër mos u mashtro skenari i midis Vuçiqit dhe Thaçit shkon drejtë ndarjes së Kosovës. Korrupcioni ishte si farce”, shkruan ai në llogarinë e tij.

Kujtojmë se drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, derisa ka folur për aksionin e në Veri ka bërë të ditur se jo të gjithë personat e dyshuar janë si të involvuar në vepra kriminale janë arrestuar. Por ai ka paralajmëruar se ata do të arrestohen herët apo vonë.

Policia hasi në probleme gjatë bastisjes në Zubin Potok, me ç’rast mbetën të plagosur katër zyrtarë policorë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Pos policëve në këtë operacion në pranga përfunduan edhe disa qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat