Kelmendi hedh dyshimet për aksionin e djeshëm: Gjithçka ishte e planifikuar, nuk u kapën kriminelët e armatosur

Aktuale

Kelmendi hedh dyshimet për aksionin e djeshëm: Gjithçka ishte e planifikuar, nuk u kapën kriminelët e armatosur

Nga: A.Zh Më: 29 maj 2019 Në ora: 09:15
Policia e Kosovës gjatë aksionit

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi, ka komentuar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, ku arrestuoi 30 persona të përfshirë në kontrabandë dhe krim.

Kelmendi ka thënë se me aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës, u pa që Kosova nuk është shtet.

Kjo pasi sipas tij, u plagosen policët e Kosovës nga makineria vrastare serbe dhe askush nga kriminelët e armatosur nuk u kapën.

”Duket se çdo gjë ishte e planifikuar”, ka shkruar ai.

Kelmendi për këtë ka kritikuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili sipas tij, duhet të pastrojë Policinë, AKI-në , prokurorinë dhe gjykatat, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur Thaçin nëse e dinte se si u lajmërua presidenti serb Aleksandar Vuçiq para disa jave për aksionin që do të ndodhte dje.

Reagimi i plotë i Kelmendit:

Pytje:

Eshte Kosova shtet? Po a jo!

Dje me aksionin e policise se Kosoves nuk doli ashtu!

U sulmuan dhe u plagosen forcat policore nga kriminelet serb.

Serbia vuri ne veprim makinerine vrastare.

Askush nga kriminelet e armatosur dhe qe zune prite nuk u kapen.

Duket se cdo gje ishte e planifikuar.

Rane dhe u plagosen policet.

Pse?

Z Thaci!

Mjafte me vegla te dyshimta!

Spastro policine, AKI, prokurorine dhe gjykatat.

Nuk mund te ecet me persona te dyshimt.

Shteti done njerez shteror.

Sovraniteti dhe intergriteti territorial, shteti ligjor nuk ndertohet me persona zyrtar te pakualifikuar, te dyshimt dhe te kapur.
Pse dhe si lajmeroi krimineli Vucic para disa jave per aksion.

Z.Thaci e dini kete?

Pse dhe si dolen kriminelet ne prite pa u njoftuar paraprakisht! Jane valle kriminelet e mberrim te zotit te dijne kohen dhe vendin per te zene prite.

Ka raste te tilla!

A mjafton kjo z.Thaci per spastrim te te gjitha organeve te shtetit.

Nese kjo nuk mjafton, cka eshte dicka tjeter me e rende.

Vriten policet dhe plagosen ata dhe askush nuk pergjigjet.

Pse zThaci!

Mjafte....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat