Policia flet për foton më të komentuar gjatë orëve të fundit: Zbulojnë nëse personi është grabitës fëmijësh

Aktuale

Policia flet për foton më të komentuar gjatë orëve të fundit: Zbulojnë nëse personi është grabitës fëmijësh

Nga: N.H Më: 29 maj 2019 Në ora: 11:23
Personi i dyshuar

(E plotësuar) - Policia e Kosovës njofton se nuk janë të vërteta infirmacionet për personin për të cilin është raportuar se është grabitës fëmijësh.

‘Policia e ka identifikuar personin ne fjale dhe i perket komunitetit rom, dhe deri tani nuk ka asnjë raport zyrtar për përfshirje në ndonjë rast. Po ashtu nuk ka asnje viktimë të paraqitjes së ndonjë rasti për zhdukjen e ndonjë fëmije ku personi i apostrofuar është personi i dyahuar.

“Policia e Kosovës e ka ndaluar atë edhe më datën 23 të këtij muaji, por nuk kishe hasur në diçka të dyshimtë te ky person.Po ashtu edhe sot eshte ndaluar në Fushë Kosovës nga policia, por prapë nuk u pa se kishte rrezik nga ajo,” ka thënë Baki Kelani.

Dalin pamjet: Ja momenti kur burri i veshur si grua arrestohet nga policia

Vazhdon edhe me tej të qarkulloj një lajm se një person i veshur me rroba të femrave dhe me make-up po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës dhe disa qyteteve tjera të Kosovës.

“Bota sot”, para pak çasteve ka siguruar edhe fotografinë nga moment kur ky person ndalohet nga policia.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhnësi i policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në Policinë e Prizrenit nuk është raportuar një rast i tillë. Por kemi informacione për komunë e Malishevës. Për më shumë detaje telefonin atje”, ka thënë Gashi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat