Haradinaj: Paratë për ndërtimin e autostradës u shpenzuan në përputhje me ligjin

Aktuale

Haradinaj: Paratë për ndërtimin e autostradës u shpenzuan në përputhje me ligjin

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:40
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e inaugurimit të autostradës “Arbën Xhaferi” e ka cilësuar atë si vepër madhore që do të përjetohet si rrugë e miqësisë.

“Vepër madhore të popullit të Kosovës që na afron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Jemi këtu bashkë për t’ju gëzu kësaj vepre. Para 20 vjetëve e kishte domethënien e braktisjes së atdheut për të kërkuar shpëtim. Këtë rrugë do ta përjetojmë të gjithë bashkë si rrugë të miqësisë”, tha Haradinaj.

Tutje, i pari i Qeverisë tha se paratë me të cilat është ndërtuar autostrada janë të taksa paguesve, në përputhje me obligimet ligjore.

“Janë pare të taksa paguesve të qytetarëve të Kosovës është bë kujdes që ky  investim të jetë në përputhje me obligimet ligjore”, shtoi ai.

Në fund, kryeministri ka falënderuar kompaninë Bechtel Enka për punën, duke thënë se janë në përfundim e sipër të tri drejtimeve drejt Republikës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat