Publikohen pamje të ushtrisë së Serbisë duke u nisur drejt Kosovës

Aktuale

Publikohen pamje të ushtrisë së Serbisë duke u nisur drejt Kosovës

Më: 29 maj 2019 Në ora: 13:43
Ushtria e Serbisë duke u nisur drejt Kosovës

Mediat serbe kanë publikuar pamje të automjeteve ushtarake serbe që sipas tyre janë nisur për në Kosovë.

“Alo” dhe “Informer” kanë publikuar pamje të automjeteve të ushtrisë së Serbisë që sipas tyre kanë bërë lëvizje në drejtim të kufirit me Kosovën

Kolona të gjata të automjeteve ushtarake serbe janë xhiruar gjatë rrugës për në Kosovë.

Portalet serbe nuk kanë bërë të ditur nëse pamjet janë xhiruar dje gjatë ditës së aksionit të madh të policisë së Kosovës në veri.

“Alo” gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se automjetet e ushtrisë serbe janë nisur për në Kosovë, paralajmërim i mohuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat