Thaçi: Autostrada e re forcon edhe më shumë lidhjet me fqinjët tanë

Aktuale

Thaçi: Autostrada e re forcon edhe më shumë lidhjet me fqinjët tanë

Nga: Z.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:42
Pamje nga ceremonie e autostrades “Arbën Xhaferi”

Përmes një ceremonie sot është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Kosovës ishte pjesë e kësaj ceremonie ku tha se autostrada e re që lidhë Kosovën dhe rajonin me Evropën e mbanë emrin e një politikani dhe intelektuali të shquar shqiptar, Arbën Xhaferi, përcjell ‘Bota sot’.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo rrugë forcon edhe më shumë lidhjet me fqinjët tanë dhe ndihmon në jetësimin e vizionit të përbashkët për bashkimin e popujve dhe ekonomive.

Postimi i plotë :

Autostrada e re që lidhë Kosovën dhe rajonin me Evropën e mbanë emrin e një politikani dhe intelektuali të shquar shqiptar. Tani Arbën Xhaferin do ta kujtojmë edhe sa herë që udhëtojmë përmes autostradës së re. Kjo rrugë forcon edhe më shumë lidhjet me fqinjët tanë dhe ndihmon në jetësimin e vizionit të përbashkët për bashkimin e popujve dhe ekonomive tona! HTH
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat