Hoxha: Autostrada “Arbën Xhaferi”, është kryevepër e Republikës - Bota Sot
Hoxha: Autostrada “Arbën Xhaferi”, është kryevepër e Republikës

Aktuale

Hoxha: Autostrada “Arbën Xhaferi”, është kryevepër e Republikës

Nga: Z.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 14:55
Pamje nga ceremonia e autostradës “Arbën Xhaferi”

Përmes një ceremonie sot është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, ajo ka thënë se kjo autostradë është kryevepër e Republikës së Kosovës, ngase, sipas saj, pasqyron energjinë dhe dinamikën e synimeve tona, për shekullin XXI, duke lidhur dy kryeqytetet, dy kryeqendrat, dy krahët e kësaj pjese të Ballkani

Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se kjo rrugë, do ta shtojë vlerën e shtetit tonë dhe lehtësimin e avancimeve të reja për qytetarët e kësaj pjese të Evropës

Postimi i plotë :

“Autostrada “Arbën Xhaferi”, është kryevepër e Republikës tonë që pasqyron energjinë dhe dinamikën e synimeve tona, për shekullin XXI, duke lidhur dy kryeqytetet, dy kryeqendrat, dy krahët e kësaj pjese të Ballkanit. Kjo rrugë, do ta shtojë vlerën e shtetit tonë dhe lehtësimin e avancimeve të reja për qytetarët e kësaj pjese të Evropës! Urime Kosovë, urime qytetarë, gëzuar!”
 

Image

 

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...