Haki Rugova ndan 9000 euro për hendbollistet e Istogut, kampionet e Kosovës

Aktuale

Haki Rugova ndan 9000 euro për hendbollistet e Istogut, kampionet e Kosovës

Nga: Z.B Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:28
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, njëherësh kryetar i Komunës së Istogut, ka bërë të ditur se ka pritur në zyrën e tij klubin e femrave të hendbollit të kësaj komune, përcjell ‘Bota sot’.

Kryetari Rugova këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se është nder i madh, që pas fitoreve në garat e kupës dhe shpalljes kampion në Republikën e Kosovës, të shpreh mirënjohjen time dhe ju ka uruar suksese të reja edhe në garat ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Sot në zyrën time, bashkë me bashkëpuntorë takuam KH të femrave Istogu.
Ishte nder i madh, që pas fitoreve në garat e kupës dhe shpalljes kampion në Republikën e Kosovës, të shpreh mirënjohjen time dhe deshirën për suksese të reja edhe në garat ndërkombëtare.
Klubit sot i ndamë shumën prej 9000 euro dhe perkrahja do të jetë e vazhdueshme.

Poashtu, nga trajneri z.Faruk Shala në emër të klubit mora një mirënjohje shumë simpatike.

Istogu është krenar me ju. Suksese
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat