Aksioni në veri, Daçiq: Situata ishte serioze na thanë në takim “mos bëni asgjë"

Aktuale

Aksioni në veri, Daçiq: Situata ishte serioze na thanë në takim “mos bëni asgjë"

Nga: F. B. Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:42
Ivica Daçiq

Ministri i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se “veriu i Kosovës për Prishtinën është “gur në këpucë” sepse atje nuk kanë asnjë sovranitet prandaj qëllimi i RSU ishte frikësimi dhe dëbimi i serbëve, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Me këtë aksion Prishtina ka dashur të “demonstroi forcën” dhe të dëshmoj se mund “të qëndroj me një këmbë” edhe në atë territor. Ardhja e RSU në Graçanicë apo Shterpcç është gjë e zakonshme sepse janë të rrethuar me shqiptarë, por në veri është diçka tjetër, veriu është pjesë e Kosovës ku Prishtina nuk ka asnjë ndikim” tha ai

Për Serbinë është jetik ruajtja e sistemit mbrojtës në veri të Kosovës, këtu nuk mendoj në forca të armatosura apo diçka që paraqet përgatitje për luftë.

"Prishtina po përpiqet të mësoj bashkësinë ndërkombëtare me sjelljen e vetë, do të thotë asaj çdo gjë i lejohet ndërsa aksionet e tyre shndërrohen në maltretim të banorëve që tregon se ata duan të i zhvendosin nga atje", tha Daçiq.

Nga ana tjetër sjellja e tillë nxit reagim dhe trazira tek serbët dhe pasoja të mëdha, Serbia nëse bashkësia ndërkombëtare nuk do garantonte siguri pë popullin tonë do intervenonte.

"Serbia do detyrohej të reagoj, sepse çfarë duhej vetëm të shikonte ndjekjen e popullit tonë. Prandaj publikisht kemi tërhequr vërejtjen dhe Vuçiq ka komunikuar me bashkësinë ndërkombëtare që ta qetësoj Prishtinën, në të kundërtën Serbia do intervenojë ",tha Daçiq.

Duke fol për aksionin, ai ka përkujtuar se në marrëveshjen me NATO dhe KFOR qëndron se forcat shqiptare nuk guxojnë të shkojnë në veri pa miratimin e KFOR-it dhe njoftimin e kryetarëve, por shqiptarët me lojë fjalësh se kjo ishte “aksion policor” deshën të marrin territorin.

‘farë njësi policore janë ato që kanë 9 autoblinda dhe përdorin armët duke shqetësuar qytetarët.

"Serbia nuk ishte e informuar"

Daçiq ka thënë se nuk kishte informacion për aksionin e arrestimeve në katër komunat e veriut, duke përkujtuar se sipas marrëveshjes së Brukselit ka sistem eventual njoftimi për aksionet.

"Obligimi i nënshkruar në Bruksel mes meje ,Thaçit e Eshton është që të ketë sistemi njoftimi për praninë she aksionet ku në shumicë jetojnë serbët", tha Daçiq, kjo është bërë me qëllim mos të ndodhin incidentet.

"Ne apelojmë të respektohet ajo që është nënshkruar, kur është fjala për aksion policor mos të maltretohen njerëzit, ndërsa kemi pas se aksioni ishte brutal dhe pa arsyetim", ka thënë ai.

Serbia po përparon me shpejtësinë jo të duhur sepse rruga jonë u kushtëzuar me dialogun me Prishtinën ka thënë ai. “Marrim kritika në llogari të drejtësisë dhe korrupsionit, nëse do kishim përparime në dialog, kush do merrej me ato gjëra duke shtuar se është keq që çdo gjë shikohet përmes dialogut Beograd-Prishtinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat