Haradinaj: Autostrada “Arbën Xhaferi”, rrugë e miqësisë, na afron me rajonin dhe na bashkon me Europën

Aktuale

Haradinaj: Autostrada “Arbën Xhaferi”, rrugë e miqësisë, na afron me rajonin dhe na bashkon me Europën

Nga: A.SH Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:33
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj me rastin e hapjes së autostradës “Arbën Xhaferi”, ka thënë se kjo rrugë që mban emrin e një intelektuali të madh shqiptar, do të të jetë si rrugë e miqësisë, që na afron me rajonin dhe na bashkon me Europën.

Postimi i plotë:

Kosova po ecë me guxim në përmbylljen e infrastrukturës moderne, si pjesë e vizionit të saj transformues, për lidhje të forta ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm. Autostrada “Arbën Xhaferi”, që mban emrin e një intelektuali të madh shqiptar, si vepër madhore e popullit të Kosovës, do të përjetohet si rrugë e miqësisë, që na afron me rajonin dhe na bashkon me Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat