Hahn dhe Mogherini: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Aktuale

Hahn dhe Mogherini: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Më: 29 maj 2019 Në ora: 15:42
Johhanes Hahn dhe Federica Mogherini

Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut në të kundërtën, ka rrezik të kthimit të forcave të errëta të së kaluarës dhe të konfrontimit.

Në këtë drejtim, Kosova duhet të heq tarifën 100 përqind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa Serbia duhet të krijojë ambient më të përshtatshëm për vazhdimin e dialogut.

Kështu kanë deklaruar zyrtarët e lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri Johanes Hahn.

Duke komentuar ngjarjet e djeshme në veri të vendit, Mogherini tha se pikërisht ky rast tregon për nevojën që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

Në rast se ndihma e BE-së nuk përdoret në një mënyrë të mençur sot, ka rrezik edhe të një konflikti mes dy vendeve.

Mogherini: Shoh rrezikun e kthimit të forcave të errëta të së kaluarës

“Ajo që ndodhi dje në Kosovën Veriore  na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese... Një marrëveshje ligjore obligative do të ishte mënyra më e mirë për të garantuar pasi i tërë rajoni përfiton nga integrimi rajonal dhe zhvillimi në rajon. Është e vërtetë, fola për bashkëpunimin në rajon. E dimë dhe pajtohemi që tendencat e kaluarës për konfrontim, ose për retorika që nuk janë bashkëpunuese ose të konfrontimit të ashpër mund të dalin në çdo moment. Dhe, për këtë arsye them se jemi në një udhëkryq. Nëse ndihmat që kemi, që është një perspektivë e besueshme e BE-së për rajon, nëse nuk përdoren në mënyrë të mençur, mund t’i përfshijnë këto trende dhe t’i konsolidojnë, nëse e humbasim këtë rast, shtohet rreziku i kthimit të forcave të errëta të së kaluarës, madje dhe të konfliktit”, tha Mogherini.

Ajo përsëriti edhe njëherë thirrjen për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, për çka u shpreh se është optimiste që vullneti për vazhdimin e bisedimeve nuk do të mungojë.

Mogherini: Kosova të heq taksën ndaj mallrave serbe të Bosnjë e Hercegovinës

“Si donatorë të BE-së e kuptojmë që ëhstë më e përshtatshme për të bërë biznes sesa luftë. Prandaj, mendoj që rajoni ka zgjidhjen e vet dhe kjo përfshinë edhe Kosovën dhe Serbinë. Mendoj që janë të vendosur dhe dëshirojnë normalizimin drejt marrëveshjeve që normalizojnë marrëdhëniet. Por, është e qartë se, para së gjithash, do t’i referohesha nevojës që të hiqet taksa 100 përqind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercogovina, që qartazi janë në kundërshtim me marrëveshjet dhe nuk krijojnë një mjedis për tregti të lirë. Dhe, jam shumë e sigurt dhe shpresoj që vullneti do të mbizotëroj dhe bisedimet do të vazhdojnë”, tha ajo duke theksuar se është e gatshme që menjëherë të thërras një takim të dy palëve për dialog. 

Edhe komisionari i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johaness Hahn, u shpreh se Kosova dhe Serbia duhet të tregojnë gatishmëri për vazhdimin e dialogut.

Hahn: Serbia të krijojë ambient të përshtatshëm për dialog, Kosova të heq taksën

“Serbia duhet të përcaktojë një ambient për marrëveshje obliguese me Kosovën, por në atë drejtim pranoj fjalimin e Vuçiqit në ditët e fundit, se tingëllon së paku nga pikëpamja ime më pozitiv. Por, kur vijmë tek Kosova, ajo duhet të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes stabilizim dhe asociim dhe duhet ta heq taksën 100 për qind  për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe ta fillojë dialogun me Serbinë”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn la të nënkuptohet se beson që Kosova dhe Serbia mund të shënojnë progres në marrëdhëniet bilaterale, ku për këtë bëri të ditur se në qershor do të bëjë edhe një përpjekje në shtyrjen e kësaj çështje para.

Hahn: Në qershor do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të bërë diçka për korrik

“Unë në qershor do ta bëjë edhe një përpjekje tjetër për të zhbllokuar këtë situatë duke shkuar në këto dy vende. Ndoshta për të përgatitur diçka për korrik, nuk e di nëse do të jetë e dobishme, por duhet ta përdorim çdo mundësi dhe të përpiqemi të bëjmë çdo gjë që të zhbllokojmë këtë situatë që po bllokon edhe rajonin”, shtoi ai.

Pas kësaj, Hahn sqaroi se ka përmendur presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për deklaratat e tij dhënë para disa ditëve, e jo ato pas ngjarjeve të djeshme, ku kishte treguar gatishmëri për ndërhyrje në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat