Ambasadori i Mauritanisë në Itali i dorëzon Pacollit letrat kredenciale

Aktuale

Ambasadori i Mauritanisë në Itali i dorëzon Pacollit letrat kredenciale

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:12
Pamje nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mauritanisë të vendosur në Itali, jorezident për Kosovën, Hamed Sidi Mohamed, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Sipas komunikatës për media nga MPJ Pacolli e uroi ambasadorin Hamed Sidi Mohamed për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezidentë i Mauritanisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi miqësor, kryediplomati kosovar, Pacolli, vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.

Madje ministri Pacolli, shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të ofruar të gjitha mundësit shtetit të Mauritanisë për të hapur Ambasadën e tyre në Kosovë. Duke paraqitur kredencialet e tij, ambasadori Hamed Sidi Mohamed u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat