Kërkohet heqja e imunitetit për shtetasin rus të përfshirë në ngjarjet në veri

Aktuale

Kërkohet heqja e imunitetit për shtetasin rus të përfshirë në ngjarjet në veri

Më: 29 maj 2019 Në ora: 16:35
Shtetasi rus M.A, punëtor i UNMIK-ut

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Shyqyri Syla i është drejtuar Departamentit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në lidhje me heqjen e imunitetit për shtetasin rus M.A, punëtor i UNMIK-ut, i cili është subjekt i procedurës penale pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Për të njëjtin dhe 7 persona tjerë Prokuroria Themelore e Mitrovicës me datë 28 maj 2019, ka filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi sipas Kodit Penal të Kosovës.  

Kryeprokurori Syla ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që në pajtim me ligjin për Statusin Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare ushtarake dhe personelin e saj që ta procedojë këtë kërkesë te përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për heqjen e imunitetit të shtetasit rus.

Ndryshe, Mikhail Krasnoszchev, ishte arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të Policisë speciale të Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat