Lirohet Marjan Gjokaj

Aktuale

Lirohet Marjan Gjokaj

Më: 29 maj 2019 Në ora: 17:00
Marjan Gjokaj

Është liruar nga arrestimi që iu bë në Serbi, punëtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokaj.

Gjokaj ishte arrestuar të dielën në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, me dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Terrorizëm’. Madje autoritet serbe ndaj tij caktuan edhe masën e ndalimit prej 48 orësh.

Por komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj ka bërë të ditur se Marjan Gjoka tashmë është liruar.

Postimi i plotë:

Te nderuar miq.

Fillimisht dua te ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen tuaj ne rastin e shokut tim dhe tuajin Marjan Gjoka. Njekohesisht ju njoftoi se Marjani sapo eshte liruar dhe per pak ore pritet te mberrij ne Merdar. Perjetesisht mirenjohes te gjitheve! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat