Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas ngjarjes së djeshme. Ajo shkruan në facebook se shteti rus është në mbrojtje të grupeve kriminale në Kosovë.
Postimi i plotë:
Pra, shteti rus përsëri po përdor makineritë për të fshehur të vërtetën.
Një anëtar rus i misionit të UNMIK-ut në Kosovë ka përdor një automjet zyrtar për të sabotuar një operacion të policisë së Kosovës kundër grupeve kriminale në Kosovë, duke u bashkuar me bandat e dhunshme në krijimin e postblloqeve. Turp!