Shpend Ahmeti reagon pas sulmit ndaj gruas që u cilësua si rrëmbyes e fëmijëve

Aktuale

Shpend Ahmeti reagon pas sulmit ndaj gruas që u cilësua si rrëmbyes e fëmijëve

Nga: A.M. Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:34
Shpend Ahmeti, gruaja që u cilësua si rrëmbyes e fëmijëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi që në Lipjan është sulmuar gruaja e cila  thuhej se po  “rrëmben” fëmijë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sulmi mbi të nga disa të rinj sot është mentalitet i turmës, por mbi të gjitha është turp i joni.

Postimi i plotë:

Një dezinformatë mbi një qytetare që po “rrëmben” fëmijë u shpërnda pa kurrfarë verifikimi as mendimi mbi pasojat. Sulmi mbi të nga disa të rinj sot është mentalitet i turmës. Por mbi të gjitha është turp i joni.

Turp për faktin që shpërndajmë lajme të tilla. Turp për mungesën e edukatës themelore. Turp për mungesën e mendimit kritik. Turp për mosguximin me parandalu gjëra të tilla. Turp për paragjykimet e stereotipet që i kemi. Turp për mos mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.

Sot u sulmua nje qytetare, një grua. Fakti se ishte rome ndoshta i lehtëson racistët në shtetin tonë, por në fakt duhet të rëndojë tepër shumë të gjithë ata që mendojnë se shteti jonë është i barabartë. Kur nuk punojmë çdo ditë për të luftuar paragjykimet, stereotipet e shpifjet, ditën e sulmeve është vonë të vajtojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat