Ku i denoncoi Ramush Haradinaj, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin?

Aktuale

Ku i denoncoi Ramush Haradinaj, Edi Ramën dhe Hashim Thaçin?

Nga: N.Sh Më: 29 maj 2019 Në ora: 21:42
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Në Samitin e Berlinit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka denoncuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama se prapa shpinës po mundoheshin që ta bindin kancelarin gjermane Merkel dhe presidentin francez Macron që të marrin përlqimin e tyre për ndarjen e Kosovës.

Kështu vlerëson, prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili thekson se, dy sytë e Mogherinit nuk duan me pa kryeministrin Haradinaj.

Maxharraj përmes një shkrimi në facebook, pohon se, Haradinaj e ka kundërshtuar ashpër Mogherinin e cila sipas tij, po e ndihmonte Thaçin e Vuçiqin për copëtimin e Kosovës.

Lexojeni postimin e prof. Binak Maxharraj:

KATËR SY S'DO TA SHIKOJNË KRYEMINISTRIN HARAJDINAJ.

Dy syt e Frederika Mogherinit nuk donë më pa Kryeministrin Ramush Harajdinaj. Pse? Sepse Ramush HARAJDINAJ e kishte kundërshtuar ashpër këtë pro Ruse-serbe së po e ndihmonte Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiq për copëtimin e Kosovës më ç'rast ishte ankuar të Hashim duke i thanë hima qafë atë njeri sepse nuk dua ta shoh më sy, por

Edhe dy sy tjerë të Kryeministrit pro grek dhe pro serb të Shqipërisë Edi Rama i cili si agani që është nuk shkojë sot në përurimin e autostradës "Arben Xhaferi" Prishtinë-Shkup. Thjeshtë pa fije turpi, sepse ky njëri nuk ka as turp, as fytyrë e as namaz, i qoi selam Tanushit së nuk dëshiron as sytë më ja pa. Pse?!. Sepse Ramush HARAJDINAJ në Samitin e Berlinit i denoncoi Edi Ramen dha Hashim Thaçin se vjeshtës, prapa shpinës së tij po mundoheshin ta bindin Kancelarin e Gjermanisë Merkel dhe Presidentin Françez Markon më do harta në duar për pëlqimin e tyre për ta nda Kosovën.

Pra tash e mbas katër sy që nuk shohin mirë nuk do ta shohin më Kryeministrin Ramush HARAJDINAJ, por nuk ka nevojë sepse Ramushi ka sy shqiponjë që shehë gjithëçka para dhe pas shpine bile edhe në distanca të largëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat