Raporti i KE-së nuk e përmend askund heqjen e vizave

Aktuale

Raporti i KE-së nuk e përmend askund heqjen e vizave

Më: 30 maj 2019 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Komisioni Evropian ka publikuar dje Paketën Vjetore të Zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Në raport nuk përmendet heqja e vizave për Kosovën, por kërkohet heqja e taksës 100%. Në anën tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar dje Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën për vitin 2019, i cili nuk përmend heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian, por kritikon institucionet vendore për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, si dhe kritikon numrin e madh të zëvendësministrave në Qeveri.

Me rastin e prezantimit të këtij raporti shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka potencuar se të gjeturat kryesore të vendit në këtë raport tregojnë se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave kyçe të BE-së, duke përmirësuar sundimin e ligjit. Megjithatë, ajo e ka vlerësuar si të gabuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. “Rruga përgjatë BE-së është me pengesa për fat të keq. Raporti i Kosovë në frymën e balancës pasqyron sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet vendi. Funksionimi i Kuvendit minohet nga një mjedis i politizuar politik, nga mungesa e kuorumit në Kuvend e nga vonesa në aktivitete. Pastaj shpesh vendimet nga Qeveria nuk janë as në linjë me frymën e as me ligjet e saj. Tarifa 100 për qind minon përpjekjet rajonale dhe nuk është e qëndrueshme. Shpresojmë që kjo të kalohet”, ka theksuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat