Kryetari i Partisë Social Demokrate është deklaruar pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ku u diskutua rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.
Ahmeti për media tregoi se me liderin e LDK-së shkëmbyen mendimet rreth asaj se si duhet të koordinohen për rrëzimin e ekzekutivit.
“Diskutuam që ne si opozitë ta shtojmë presionin opozitar dhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë.
U dakorduam që të bëjmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është vetëm ajo se “A po vini ta rrëzojmë Qeverinë”. Por, kërkojmë që të koordinojmë hapat që mocioni të jetë i suksesshëm. Besojë se do të ketë edhe takime tjera para se të kemi një strategji finale”, është shprehur ai.