‘Lufta heroike e Kiçinës dhe Halilajt mbeten në kujtesë të pashlyeshme’

Aktuale

‘Lufta heroike e Kiçinës dhe Halilajt mbeten në kujtesë të pashlyeshme’

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:51
‘Lufta heroike e Kiçinës dhe Halilajt mbeten në kujtesë të pashlyeshme’

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, të rënë heroikisht 20 vjet më parë.

“Lufta dhe rezistenca heroike e trimave Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, kanë ngelur në kujtesë të pashlyeshme të popullit shqiptar dhe bashkëluftëtarëve, me të cilët luftoi deri në rënien heroike, me 30 maj të vitit 1999. Andaj, sot, në këtë vit jubilar, kujtojmë me respekt të lartë sakrificën e tyre sublime, që vetëm trimat e vërtetë bëjnë të tilla veprime. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkruan Jashari në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat