LDK konfirmon takimin e Mustafës me Shpend Ahmetin

Aktuale

LDK konfirmon takimin e Mustafës me Shpend Ahmetin

Nga: A.M. Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:58
Isa Mustafa

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin për të diskutuar për organizimin e opozitës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.

 “Ekziston pajtimi se vendit i nevojiten zgjedhje të parakohshme, për çfarë do të punohet për të siguruar mbështetjen e nevojshme të deputetëve të opozitës, por edhe të atyre të pozitës.

Grupet parlamentare do të bashkërendisin veprimet për rrëzimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat