Vuçiq dhe Çepurin për ngjarjet në Kosovë

Aktuale

Vuçiq dhe Çepurin për ngjarjet në Kosovë

Nga: F. B. Më: 30 maj 2019 Në ora: 19:20
Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Çepuri

Vuçiq ka biseduar me ambasadorin rus Çepurin për provokimet më të reja të Prishtinës, dhunën ndaj serbëve në Kosovë sikurse edhe rastin e shtetasit rus bashkëpunëtor në UNMIK, shkruan “B92”,  përcjell “Bota Sot”.

Aleksandar Vuçiq ka theksuar se dy dittë e shkuara ishin shumë të rënda për serbët në Kosovë dhe Serbinë, ndërsa të gjithë hapat e Prishtinës tregojnë se asgjë nuk do të jetë më lehtë as në ardhmëri.

Ai ka shprehur keqardhjen që në këtë rast është lënduar edhe shtetasi rus Mihail Krasnoshçekov, zyrtar i OKB-së të cilit i ka dëshiruar shërim të shpejtë.

Ambasadori i Rusisë Aleksandar Çepurin la thënë se “Rusia me vendosmëri dënon provokimin” që si tha “është shprehje e arrogancës së pushtetit të Prishtinës”, duke kërkuar hetim të plotë dhe dënim të kryesve.

Ai ka thënë se me kërkesat e Rusisë është njoftuar edhe sekretari gjeneral i OKB-së dhe misioni I OKB-së në Kosovë.

Presidenti Vuçiq ka thënë se Serbia do të vazhdoj të mbroj interesat e saj shtetërore edhe kombëtare, para së gjithave popullin e saj në Kosovë.

Ai me këtë rast falënderoi Rusinë në ndihmën në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit, thuhet në kumtesën e presidencës.

Ambasadori Çepurin ka theksuar se Rusia do të vazhdoj me mbështetjen aktive Serbisë në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, posaçërisht në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat