Edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministres serbe Ana Brnabiq, për deklaratën se shqiptarët e Kosovës “kanë zbritur nga malet”.
Çitaku e ka quajtur raciste deklaratën e kryeministres serbe, përcjell Bota sot.
Ambasadorja e Kosovës ka pozuar në një mal me veshje sportive, duke ironizuar me deklaratën e Brnabiqit.
“Në kuptimin e plotë të fjalës, sapo erdha nga pyjet! #Kosova #Serbia #Dialogu #qëndrimiracistngakryeministrjaserbe”, ka shkruar ajo sipër fotos së publikuar në Facebook.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka sanksionuar kryeministren serbe pas kësaj deklarate, duke ia ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës./BS