Haradinaj beson që liberalizimi i vizave ndodhë në vjeshtë

Aktuale

Haradinaj beson që liberalizimi i vizave ndodhë në vjeshtë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se beson që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës  do të ndodhë këtë vjeshtë.

“Unë kam shpresë se në vjeshtë. Shpresoj që do të jemi bashkë. Edhe gjuha në Raportin e Progresit ishte e qartë, thoshte: urgjent të bëhej”, ka thënë ai.

Haradinaj po ashtu ka thënë se në Samitin e Parisit pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.

Duke folur të enjten ai ka thënë se pret që të kuptohet se a do të ketë marrëveshje në fundvit a po jo.

“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari”, ka thënë ai. “Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat