Berisha, akuzë të fortë Thaçit: Mbahet peng nga 200 dosjet e vrasjes së anëtarëve të LDK-së pas lufte

Aktuale

Berisha, akuzë të fortë Thaçit: Mbahet peng nga 200 dosjet e vrasjes së anëtarëve të LDK-së pas lufte

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:32
Hashim Thaci/Sali Berisha

200 dosjet për 200 vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas lufte, mbajnë peng Hashim Thaçin.

Deklarata dhe akuza e fortë ndaj Presidentit të Kosovës, është bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë debatit që po zhvillohet në emisionin “Pressing” në T7.

 “Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit.”-deklaroi z. Berisha

Ja deklarata e ish-Kryeministrit

“Baza e ngritjes ka qenë raporti i Dick Marty. Unë si kryeministër në atë kohë e denoncova raportin në OKB, në KE dhe kudo. Argati deklaroi se do e hidhte në gjyq, që nuk ndodhi kurrë. Raporti i Dick Marty kishte bazë raportin e Vukcevic, prokuror special të Beogradit. Prapë së prapë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ne duam hetimin.

Autoritetet ndërkombëtare na kanë kërkuar të ngrihet Tribunali Special. Iu thashë hetoni në të gjithë Shqipërinë, do tju ndihmojmë. Të njëjtën gjë bëri edhe Thaçi. Natyrisht, do të ishte gjëja më e domosdoshme, të insistonte pala e interesuar që aty mos kishte diskriminim etnik. Para dy vitesh u deklarua se nuk do të ketë, por nuk mund të mohojë se krimet ndaj shqiptarëve (pas lufte) kanë qenë një nga drejtimet e kësaj gjykate.

200 dosje për 200 anëtarë të LDK të vrarë për arsye politike pas lufte. Është jashtë çdo diskutimi se Argati është peng i dosjeve të tij. Shkon për të shitur troje, e ka bazën te dosjet e Vukçeviçit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat