Berisha, Thaçit: Që në 92 kam kërkuar bombardimin e ushtrisë serbe, ja çfarë ka bërë qeverisja e PD për Kosovën

Aktuale

Berisha, Thaçit: Që në 92 kam kërkuar bombardimin e ushtrisë serbe, ja çfarë ka bërë qeverisja e PD për Kosovën

Më: 30 maj 2019 Në ora: 21:47
Sali Berisha/ Hashim Thaci

Ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj akuzave të fundit të Presidentit të Kosovës Thaçi.

Ai renditi kontributin që në krye të shtetit shqiptar që në fillim të viteve 90 ka bërë për Kosovën, teksa kujtoi se çështjen kombëtare e shpalli si yllin polar të PD që ditën kur kjo forcë u legalizua.

Berisha kujtoi se që në shtator të vitit 92, ishte i pari që kërkoi bombardimin e reparteve ushtarake të Serbisë.

Ja deklarimet e z. Berisha rreth kësaj çështje

Pse ju referohet me Sali Ram Berisha? “Më nderon shumë që më referohet si Sali Ram Berisha. Jam aq krenar, që mos hyj më thellë se e nxjerr me këpucë të kuqe. Nëse ka njeri krenar me babën e tij, ai është Sali Berisha. Meqë unë i drejtohem me Edvin Kristaq Xhelati, i çon kasetën Argatit. Të krahasosh Ramën me xhelatin është si të krahasosh engjëllin me djallin”.

Përmendja e Kanunit “Të përmendë çfarë të dojë. Nuk kam frikë nga kërcënimet”.

Akuzat për bashkëpunëtor i Millosheviç?

“Jeni gazetar, bëni një hetim. Sali Berisha mund të jetë i pari shqiptar në këtë territor që është shprehur publikisht për të drejtën e vetëvendosjes në Kosovë. E kam bërë në fjalimin e parë publik në datën e legalizimit të PD ku shpall çështjen kombëtare yllin tonë polar. 23 dhjetor 1990. Unë them se, PD do të ketë yll polar çështjen kombëtare dhe njeh të drejtën e shqiptarëve në Kosovë për vetëvendosje. Pas kësaj është PD që mori nismën e njohjes së Republikës së Kosovës në parlamentin e parë pluralist shqiptar.

Në samitin e Helsinkit, bëmë që në dokumentin kryesor të shtoihej Kosova, që trajtohej në kuadër të Serbisë me klauzolën që çështja e saj duhet të zgjidhej me dialog mes Prishtinës e BEOGRADIT me pjesëmarrjen e palës së tretë, faktori ndërkombëtar Shtator 92, Sali Berisha do të ishte i pari që do të kërkonte bombardimin e reparteve ushtarake të Serbisë. Në Mynih, kjo ishte një bombë. Mund ta gjeni te Corriere della Sera.

Nuk kërkoja bombardimin e popullsisë civile, por ushtrisë. Ajo po i bluante popujt përreth. Me presidentin Bush kam hapur për herë të parë tezën se, nëse Jugosllavia përparon nuk do të ketë kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai më tha “Right”. Pas kësaj tërhoqi vijën e kuqe. I tha se do të bombardohesh nëse ushtria jote zbret nga Nishi në Kosovë.”, theksoi ish-Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat