Haradinaj tregon se çfarë pret nga Samiti i Parisit

Aktuale

Haradinaj tregon se çfarë pret nga Samiti i Parisit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 22:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në Samitin e Parisit pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.

Duke folur të enjten në “Debat” te RTK, ai ka thënë se pret që të kuptohet se a do të ketë marrëveshje në fundvit a po jo.

“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari”, ka thënë ai. “Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat