Jahjaga me pak fjalë ia mbyll gojën Brnabiqit 

Aktuale

Jahjaga me pak fjalë ia mbyll gojën Brnabiqit 

Nga: A.M. Më: 31 maj 2019 Në ora: 07:56
Ahtifete Jahjaga

Pas deklaratës ofenduese të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq e cila  për liderët politikë të Kosovës, ka thënë se “njerëz që kanë dalë nga mali”, ka reaguar edhe ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

E cila përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar Brnabiqin duke shkruar se mburremi me malet tona.

“Ne mburremi me malet tona!#literallyfromthewoods”, ka shkruar Jahjaga, postim të cilin e ka shoqëruar me dy fotografi gjatë ecjes së saj në malet vendore.

Image
Ahtifete Jahjaga

Për këtë deklaratë të Brnabiqit, ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë vendor dhe ndërkombëtar.

Edhe diplomatja e Kosovës në Shba, Vlora Çitaku, ka reaguar në Facebook, ku ka publiku një  foto të saj gjatë një shëtitje të saj në mal.

“Në fakt, sapo erdha nga malet”, kishte shkruar Çitaku sipër një imazhi të publikuar në rrjetin social, “Facebook”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat