Detaje të reja: Sharra që preu drunjtë për barrikada në veri ishte e oficerit rus

Aktuale

Detaje të reja: Sharra që preu drunjtë për barrikada në veri ishte e oficerit rus

Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:06
Arrestimi i Mikhail Krasnoschenkov

Sharra që preu drunjtë për barrikada në veri ishte e oficerit rus, që u arrestua nga Policia e Kosovës.

Të dhëna të konfirmuara nga institucionet e Kosovës, treguan se në automjetin e rusit që tashmë është larguar nga Kosova për në Beograd, Mikhail Krasnoschenkov, është gjendur një sharrë motorike për prerjen e druve, të cilat u vendosën si barrikadë në fshatin Varagë të Epërme të Zubin Potokut

Zyrtari rus i UNMIK-ut, u arrestua ditën kur institucionet e Kosovës në veri zhvillonin operacion për arrestimin e të dyshimtëve për aktivitete të kundërligjshme.

Rusi Krasnoschenkov po provonte t’i ndalonte arrestimet e kriminelëve serbe duke qenë pjesë e barikadës, raporton KP.

Zëvendësministri i Ministrisë së  Mbrojtjes, Burim Ramadani ka deklaruar gjatë ditës se në bazë të informacioneve, Krasnoschenkov, kishte shërbyer si oficer i inteligjencës në GRU-në ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat