Haradinaj shpallë “Non Grata” Mikhail Krasnoshchenkov

Aktuale

Haradinaj shpallë “Non Grata” Mikhail Krasnoshchenkov

Nga: A.M. Më: 31 maj 2019 Në ora: 10:05
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka shpallë shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Haradinaj në një postimi në Facebook, shkruar se  ky vendim ka hy sot në fuqi dhe se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallim shtetasin rus z.Mikhail Krasnoshchenkov si person ‘Non Grata’.

Vendimi është marrë sot ndaj këtij personi që punon si staf ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara, dhe të njëjtit i urdhërohet që ta lëshojë territorin e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka hyrë në fuqi, sot nga 31 maj 2019.

I bëj thirrje Përfaqësuesit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të respektojë vendimin.

Vendimi është marrë për shkak të veprimeve të shtetasit rus kundër rendit kushtetues të Kosovës, vlerave universale, paqes dhe stabilitetit! RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat