Vuçiq ndihet i tronditur pas deklaratave të Thaçit rreth Asociacionit

Aktuale

Vuçiq ndihet i tronditur pas deklaratave të Thaçit rreth Asociacionit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:51
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi sot se është absolutisht i tronditur nga fakti se BE-ja nuk i është përgjigjur deklaratës së homologut të tij, Hashim Thaçit se Prishtina nuk e krijojë Asociacionin e Komunave Serbe.

“Shpresojmë që sot ose nesër të kemi reagimin e BE-së”  dhe shtoi se  “ne e dimë se çfarë të bëjmë ” nëse ky reagim nuk zgjidhet.

Presidenti Hashim Thaçi në një tryezë të mbajtur të mërkurën në Prishtinë ka deklaruar se nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse sipas tij ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës.

“Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi”, kishte thënë mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat