Lirohet shqiptari i arrestuar dje në Serbi

Aktuale

Lirohet shqiptari i arrestuar dje në Serbi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:27
Jetlir Zyberaj

Autoritetet serbe kanë liruar shqiptarin nga Kosova, Astrit Piraj i cili u arrestua dje në kufi.

Lirimin e 46 vjecarit e kanë konfirmuar për mediat vendore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Jetlir Zyberaj ka thënë se shqiptarin nga Kosova tanimë është i lirë.

Piraj u arrestua nga autoritetet kufitare të Serbisë derisa ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh.

Pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e vunë nën pranga 46-vjeçarin nga Pozhorani i Vitisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat