Kreativiteti kundër racizmit serb

Aktuale

Kreativiteti kundër racizmit serb

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:50
Vlora Çitaku

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dy ditë më parë iu referua shtetasëve të Kosovës si njerëz të malit.

Ajo në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, duke folur për fqinjët e saj, shtetasit e Kosovës tha “që kemi të bëjmë më njerëz që vijnë nga mali”.

Kjo deklaratë e Bërnabiqit në Serbi ka bërë shumë “buj” në Kosovë.

Shumë personalitet, por edhe qytetarë iu kanë kundërpërgjigjur kryeministres serbe me fotografi nga bjeshkët e bukura të Kosovës.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se populli i tij janë adhurues të maleve.

“Gjermanët janë adhurues të mëdhenj të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në pyll”.

Image

Se për që ka “zbritur” nga mali e thotë edhe homologia e Heldt, Vlora Çitaku.

“Literalisht, e zbritur nga Mali”.

Image

Për bukurinë e maleve të Kosovës krenohet edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga.

“Ne mburremi me malet tona”.

Image

Driton Kuka, trajneri i xhudos si kundërpërgjigje ndaj Bërnabiqit ka publikuar një fotografi të Majlinda Kelmendit duke u stërvitur në bjeshkë.

“Stërvitje nëpër malet e bukura që i kemi në trojet tona, qekjo Zana e maleve është hiç ma pak se 3x Kampione e Evropës, 2x Kampione e Botës, 1x Kampione Olimpike”.

Image

Shtetasit e Kosovës kanë shkuar deri aty sa kanë krijuar edhe një hashtag në Twitter e në Facebook për këtë çështje: #literallyjustemergedfromthewoods.

Me këtë mbishkrim janë publikuar shumë fotografi, madje disa prej tyre ia kanë bërë tagg kryeministres Ana Bërnabiq.

Por reagimin më të fuqishëm nga të gjithë e pati Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme.

“E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejoj që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”.

Pa reagim nuk ka mbetur pas Bashkimi Europian.

“Secila retorikë që është fyese, konfrontuese dhe ndarëse, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe pajtimit që i duhet rajonit për të ecur përpara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat