Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Aktuale

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:55
Prokuroria e shtetit

Prishtinë, 31 maj 2019 - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 123 aktkauza për vepra të ndryshme penale, si dhe janë ndaluar 8 persona të ndryshëm.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se ka bërë 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka marrë vendim për ndalimin 2 personave për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqperdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontrabandë me Mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenin 305, “Shmangia nga pagesa e Tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të KPRK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ushtruar tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuria Themelore në Prishtinë ka ngritur gjithsej 22 aktakuza, ndaj 22 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet (20) aktakuza për njëzet e shtatë (27) persona veprat penale: ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mashtrimi”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Vjedhja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Rrezikimi i trafikut publik”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Vjedhja e shërbimeve komunale”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”dhe ”Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndalur 2 persona, për shkak të veprës penale “Vjedhje e Rëndë”. Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit J.M., për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve ka ngritur gjithsej 15 aktakuza për vepra të ndryshme penal, ndaj gjithsej 24 të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 (dy) aktakuza, ndaj 2 (dy) personave. Nga Departamenti Përgjithshëm, është ngritur 1 (një) aktakuzë, ndaj 1 (një) personi, për shkak të veprës penale "Dhunë në familje", ndërsa nga Departementi për Krime të Rënda është ngritur 1 (një) aktakuzë ndaj 1 (një) personi, për veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 peronave, për vepra të ndyshme penale. Gjithashtu e njëjta Prokurori ka bërë një kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit ndaj një personi për veprat penale”dhuna në familje” dhe “asgjësimi apo dëmtimii pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fudnit ka ndaluar një person, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 22 aktakuza kundër 30 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëvë të fundit ka ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka marrë vendim për ndalimin 2 personave për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqperdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontrabandë me Mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenin 305, “Shmangia nga pagesa e Tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të KPRK-së.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ushtruar tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuria Themelore në Prishtinë ka ngritur gjithsej 22 aktakuza, ndaj 22 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar personi me inicialet V.K., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, dhe personat me inicialet H.B., dhe B.B., “me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.M., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Shkelje e urdhërit mbrojtës”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit D.Ll., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pronës” dhe “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit J.M. me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur 21 aktakuza kundër 21 personave për vepra të ndryshme penale.

2 aktakuza kundër 2 personave për “mbajtja në pronësi, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

1 aktakuzë kundër 1 personi për “vjedhja e pyllit”

1 aktakuzë kundër 1 personi për “vjedhje”

2 aktakuza kundër 2 personave për “kanosje”

3 aktakuza kundër 3 personave për “ngacmimi”

1 aktakuzë kundër 1 personi për “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’

2 aktkauza kundër 2 personave për “falsifikimi i dokumentave”

1 aktkauzë kundër 1 personi për “lëndim i rëndë trupor”

1 aktakuzë kundër 1 personi për “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

2 aktkauza kundër 2 personave për “vjedhja e rëndë”

1 aktakuzë kundër 1 personi për “ndërprerja e palejuar e shtatzënësisë”

2 aktkauza kundër 2 personave për “lëndim i lehtë trupor”

1 aktakuzë kundër 1 personi për “mashtrimi”

1 aktakuzë kundër 1 personi për “rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie është ngritur 1 aktakuzë kundër të pandehurit F.K, për veprën penale “keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet (20) aktakuza për njëzet e shtatë (27) persona për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet (20) aktakuza për njëzet e shtatë (27) persona, për këto vepra penale: ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mashtrimi”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Vjedhja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Rrezikimi i trafikut publik”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Vjedhja e shërbimeve komunale”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”dhe ”Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndalur 2 persona, për shkak të veprës penale “Vjedhje e Rëndë”. Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit J.M., për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve ka ngritur gjithsej 15 aktakuza për vepra të ndryshme penal, ndaj gjithsej 24 të pandehurve.


Aktakuzat :

1.Aktakuzë për veprën penale nga neni 185
2.Aktakuzë për veprën penale nga neni 327
3.Aktakuzë për veprën penale nga neni 378
4.Aktakuzë për veprën penale nga neni 325
5.Aktakuzë për veprën penale nga neni 323
6.Aktakuzë për veprën penale nga neni 185
7.Aktakuzë për veprën penale nga neni 360
8.Aktakuzë për veprën penale nga neni 321
9.Aktakuzë për veprën penale nga neni 403
10.Aktakuzë për veprën penale nga neni 366
11.Aktakuzë për veprën penale nga neni 355
12.Aktakuzë për veprën penale nga neni 374
13.Aktakuzë për veprën penale nga neni 321
14.Aktakuzë për veprën penale nga neni 276
15.Aktakuzë për veprën penale nga neni 185

Prokuroria Themelore Gjilan:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 2 (dy) aktakuza, ndaj 2 (dy) personave, për këto vepra penale, "Dhunë në familje" dhe "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 (dy) aktakuza, ndaj 2 (dy) personave.

Nga Departamenti Përgjithshëm, është ngritur 1 (një) aktakuzë, ndaj 1 (një) personi, për shkak të veprës penale "Dhunë në familje", ndërsa nga Departementi për Krime të Rënda është ngritur 1 (një) aktakuzë ndaj 1 (një) personi, për veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge".

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 peronave, për vepra të ndyshme penale. Gjithashtu e njëjta Prokurori ka bërë një kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit ndaj një personi për veprat penale”dhuna në familje” dhe “asgjësimi apo dëmtimii pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.P., për veprat penale”dhuna në familje” dhe “ asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur 10 Aktakuza, kundër 12 personave,

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një aktakuzë kundër një personi, për veprën penale”blerja,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 275 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Në Deparatamentin e Përgjithshëm janë ngritur 8 aktakuza, kundër 10 personave,

-Aktaluzë ndaj 2 personave, për veprën penale “vjedhje e rëndë”,

-Aktakuzë kundër një personi, për veprën penale”lëndim i lehtë trupor”,

-Aktakuzë ndaj 2 personave, për veprën penale”lëndim i lehtë trupor”,

-Aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”,

-Katër(4) aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “ vjedhje e shërbimeve”.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fudnit ka ndaluar një person, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 22 aktakuza kundër 30 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 21 aktakuza kundër 28 personave për veprat si në vijim:

12 aktakuza me 12 persona per veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 314 KPRK-së.

1 aktakuzë kundër 7 personave për veprën penale “Pjesemarja në rrahje” nga neni 190 KPRK-së.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhje pylli” nga neni 349 KPRK-së.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Përdorimi i armës” nga neni 375 KPRK-së.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 KPRK-së.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut nga neni 370 KPRK-së.

2 aktakuza kundër 2 persona për veprën penale “Posedim i narkotikëve” nga neni 275

2 aktakuza kundër 3 personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 KPRK-së.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëvë të fundit ka ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Grabitja”. Prokuroria Themelore në Ferizaj- Deprtamenti i Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tridhjetë e një (31) aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit apo masa tjera:

Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 187 dhe “Vjedhje e rëndë” nga neni 327 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjitshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për shkak të veprës penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me respekt

Ekrem Lutfiu

Zëdhënës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat