Sulmin ndaj qytetares rome, Veseli e quan të papranushëm

Aktuale

Sulmin ndaj qytetares rome, Veseli e quan të papranushëm

Nga: A.SH Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:32
Foto

Ndaj sulmit që po i bohet qytetares rome ka reaguar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli duke thënë se jam i shokuar dhe se veprimet e tilla janë të praprueshme.

Ai përmes Facebook ka shkruar se, është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin.

Postimi i plotë:

Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat