Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij familjarët e heroit Xhemajl Fetahaj.
Postimi i Haradinajt
Trimi i Koshares, Hero i Kosovës, Xhemajl Fetahaj hynte i pari në fushëbetejë dhe tërhiqej i fundit. Kurdoherë fitimtar! Familja tipike shqiptare Fetahaj ishte e gatshme ndër breza për t’i dalë zot atdheut. Prita sot me respekt familjarët e Xhemajlit dhe u shpreha mirënjohjen më të thellë për sakrificën sublime të vëllaut, birit dhe babait të tyre. Përulemi gjithmonë para veprës së të rënëve për liri!