Kusari-Lila për sulmin ndaj gruas rome: A ka more marre në këtë vend?!

Aktuale

Kusari-Lila për sulmin ndaj gruas rome: A ka more marre në këtë vend?!

Nga: G.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:51
Mimoza Kusari-Lil

Gruaja rome e cila u përfol në rrjete sociale se po frikëson fëmijët, është sulmuar sot nga një grup njerëzish në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast ka reaguar kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, përcjell Bota sot.

“A ka more marre në këtë vend?! A jeni njerëz apo maqina vetëshkatërruese?!” ka pyetur ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

A ka more marre në këtë vend?! A jeni njerëz apo maqina vetëshkatërruese?!

Dje Kryeministrja e shtetit okupues na quajti njerëz të malit, sot disa të pa tru në Ferizaj vepruan edhe një herë me ndjenja raciste t’ja forcojnë Brnabicit argumentin.

Secili hap më tutje në sulmet ndaj pakicave tjera dhe shfaqja e sjelljeve raciste, i bëjnë dëm krejt Kosovës dhe njerëzve të saj.

Organet e rendit të veprojnë sa më shpejt të ndalin këtë zingjir të dhunës dhe sulmeve absurde ndaj një gruaje të pafajshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat