Kërkohet sqarim i menjëhershëm nga Policia e Kosovës: Pse dështoi ta mbronte gruan rome?

Aktuale

Kërkohet sqarim i menjëhershëm nga Policia e Kosovës: Pse dështoi ta mbronte gruan rome?

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:31
Sulmi ndaj gruas rome

Edhe Jeta Krasniqi, hulumtuese në KDI, ka reaguar pas sulmit nga turma ndaj gruas rome në Ferizaj.

Ajo skenën e sotme e ka përshkruar si “skenë abuzimi ndaj një personi të pafajshëm”, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka theksuar se Policia e Kosovës duhet të sqarojë menjëherë se si dështojë të mbrojë gruan rome, për të cilën kishte deklaruar më parë se e kishte marrë nën mbrojtje.

Ajo ka thënë se shteti duhet të zgjohet dhe se nuk ka më vend për neglizehnca dhe gabime.

Reagimi i plotë i Krasniqit:

Kemi dy dite qe po perpiqemi te deshmojme qe ne jemi ndryshe, qe besojme ne vlerat njerezore. U bene jave te tera qe po flasim per nevojen per mbeshtetje per viktimat e krimeve te Serbise.

E sot jemi duke pare serish skena abuzimi ndaj nje person te pafajshem. Cfare deshmon kjo sjellje per ne?

Policia e Kosoves deklaroi se kishte marr gruan e sulmuar nga disa te rinje, nen mbrojtje. Cfare ndodhi? Policia duhet te na ofroj sqarim menjehere se si ndodhi qe sot kjo grua u sulmua perseri dhe pse deshtoi ta mbroj ate.

Fajtor sot jane edhe te gjithe ata njerez qe rrinin duarkryq dhe shihnin si nje njeri i pafajshem po abuzohej nga nje grup te rinjsh. Edhe te gjithe ata qe qeshin me keto ndodhi, edhe ata qe i mbeshtesin edhe ata te cilet i tolerojne dhe sbejne asgje per ti parandaluar.

Kjo sjellje huliganizmi e urrejtjeje nuk eshte as normale e as e pranueshme dhe nuk duhet te kete vend ne shoqerine tone e aq me pak tek te rinjte.

Ne kemi shtet, zgjohu! Vepro! Nuk ka me vend per neglizhenca e gabime./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat