Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka takuar sot shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, për të biseduar rreth mocionit për ta rrëzuar qeverinë, përcjellë “Bota sot”.
Hoti ka njoftuar se ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe me deputeten Mimoza Kusari Lila.
Postimi i plotë:
Sot me LVV-në kemi harmonizuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Sot jam takuar edhe me përfaqësuesen e Grupit Parlamentar të PSD-së dhe deputetin Ilir Deda, si dhe kam komunikuar me deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mocionin. Në cilësinë e Kryetarit të Grupit më të madh Parlamentar në Kuvend, i ftoj të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur të mbështesin mocionin.