Vlora Çitaku kujton fëmijërinë e saj se si i tallnin shokët e klasës të komunitetit rom

Aktuale

Vlora Çitaku kujton fëmijërinë e saj se si i tallnin shokët e klasës të komunitetit rom

Nga: D.RR Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:42
Vlora Çitaku

Vlora Çitaku ka reaguar për sulmin e radhës ndaj gruas së komunitet rom, kësaj here në Ferizaj.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka treguar se i ka pasur në klasë dy shokë të komunitetit rom, të cilët i kanë përbuzur dhe injoruar, përcjellë "Bota sot".

“Turpi qoftë mbi ne”, ka shkruar ndër tjera Çitaku, duke shtuar se sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.

Postimi i plotë:

E kam pas në klasë Nurijen dhe Fitimin. Nurija dhe Fitimi gjithmonë janë ulur në bankën e fundit, edhe pse mësuesja kërkonte t’i ulte me ne. Po ne, i tallnim. Nuk ua jepnim dorën. Nuk i preknim. Nuk luanim dhe nuk flisnim me ta. I tallnim.
Një ditë kur Nurija u sëmur dhe nuk erdhi në shkollë për disa javë, mësuesja jonë menxi na mblodhi disa shokë të klasës që të shkojmë ta vizitojmë.
E di edhe e mbajë mend se sa shumë mundohej mësuesja jonë që të na bindte të rrimë dhe të loznim me ta. Besa, edhe na ndëshkonte kur na shihte që po i sulmojmë apo përqeshim.
Nurija dhe Fitimi e ndërprenë shkollën. Se ne ua bëmë të padurueshme.
Sot, fëmijët tanë po i rrahin në rrugë Nurijen, Fitimin, dhe fëmijët e tyre.
Turpi qoftë mbi ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat