Deputeti i PSD-së i shokuar me atë që ndodhi në qytetin e tij

Aktuale

Deputeti i PSD-së i shokuar me atë që ndodhi në qytetin e tij

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:10
Faton Topalli

Deputeti I Partisë Socialdemokrate Faton Topalli, është shprehur i shokuar me sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj.

Ai ka thënë se turpërohet që sulmi ndaj saj ndodhi në qytetin e tij, që sipas Topallit, për dekada me radhë është njohur si qytet i tolerancës dhe bashkëjetesës, përcjell Bota sot.

Topalli ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërmarr të gjitha hapat për t’i siguruar qytetarës së Kosovës integritetin fizik, të cënuar nga keqadashës që , sipas tij, nuk i bëjnë nder shoqërisë në Kosovë.

Reagimi i plotë i Topallit:

Ndjehem i shokuar për atë që sot i ndodhi për herë të dytë një qytetare me përkatësi rome nga komuna e Lipjanit. Turpërohem që kjo i ndodhi në Ferizaj, në qytetin tim që për dekada me radhë u njoh si qytet i tolerancës dhe bashkëjetesës. Por sot dështuam edhe si shoqëri shumicë, si qytet, por edhe si sitem i sigurisë. Sot kërkoj si qytetar, por edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendëshme që të ndërmarr të gjitha hapat për t’i siguruar qytetarës së Kosovës integritetin fizik, të cënuar nga keqadashës që nuk i bëjnë nderë shoqërisë sonë. Jam i vetëdishëm që policia nuk mund të siguroj çdo qytetar dhe në çdo moment, por ajo duhet të ket ndjesinë për të reaguar kur rreziku është evident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat