Limaj e quan akt të turpshëm sulmin e sotëm ndaj gruas rome

Aktuale

Limaj e quan akt të turpshëm sulmin e sotëm ndaj gruas rome

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:11
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar lidhur me sulmin e sotëm fizik ndaj gruas se përkatësisë rome.

Limaj e ka dënuar këtë veprim, duke ftuar institucionet përkatëse që kryesit e këtij akti akti të turpshëm t’i nxjerrin para drejtësisë.

Kosova, thotë Limaj, është vend i të gjithë qytetarëve dhe askush nuk ka të drejtë të cenojë dhe linçojë askënd.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, shkruan se Kosova është vend ku respektohet përkatësie fetare etnike e secilit qytetarë të këtij vendit. Sulmi i sotëm fizik ndaj gruas rome nuk është i pari. Dy ditë më parë ajo parë është sulmuar në qytetin e Lipjanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat