Ramadani: Rusi që u shpall person i padëshiruar, ka rrezikuar sigurinë e Kosovës

Aktuale

Ramadani: Rusi që u shpall person i padëshiruar, ka rrezikuar sigurinë e Kosovës

Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:40
Burim Ramadani

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për shpalljen “Non Grata” të Mikhail Krasnoshchenkov, i cili u arrestua në martën në aksionin e Policisë në veri.

Ramadani theksoi se Krasnoshcenkov ka rrezikuar sigurinë e Kosovë.

Ky veprim sipas numrit dy të Mbrojtjes në Kosovë, është veprim mbrojtës i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Rrezikimi i sigurisë është bërë kryesisht përmes anësimit, keqpërdorimit të aseteve të OKB-së, si dhe pengimit të operacionit ligjor dhe legjitim në luftim të kontrabandës.”

Sipas tij ekzekutivi i vendit këtë hap të ndërmarrë e ka bërë në përputhje me kornizen kushtetuese.

“Shpallja e tij si person “Non Grata” është në përputhje të plotë me kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës. Bazuar në Nenin 3.2 dhe Nenit 4.4 të Ligjit për Statusin, imunitetet dhe privilegjet e misioneve diplomatike, konsullore dhe personelin e Kosovës dhe praninë ndërkombëtare ushtarake, si dhe personelin e saj.”

Ai ka theksuar se Policia në aksionin në veriun e Kosovës, ka vepruar në mënyrë profesionale.

“Policia e Kosovës, gjatë operacionit ligjor dhe legjitim, ka vepruar në formë të drejtë dhe profesionale, duke ndaluar dhe, pas identifikimit të tij si shtetas rus dhe zyrtar i UNMIK-ut, e ka liruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat