Mustafa intensifikon takimet me ambasadorët e huaj, ja çka foli me ambasadoren finlandeze

Aktuale

Mustafa intensifikon takimet me ambasadorët e huaj, ja çka foli me ambasadoren finlandeze

Nga: A.ZH Më: 31 maj 2019 Në ora: 16:45
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Sipas komunikatës së lëshuar nga kjo parti, në takim Mustafa e ka njoftuar ambasadoren për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike.

Ndërkaq, ambasadorja Stjernvall, ka vlerësuar rolin konstruktiv të LDK-së në proceset e Kosovës.

Ndryshe, Mustafa ditëve të fundit ka pasur takime të shumta me ambasadorë të shteteve mike, pas bashkimit me partitë opozitare, për të iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Komunikata e LDK-së:

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mirëpritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Stjernvall në lidhje me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike.

Poashtu, kryetari Mustafa e falënderoi shtetin e Finlandës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Finlandën.

Ambasadorja Stjernvall falenderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset e Kosovës. Njëkohësisht, rikonfirmoi zotimin e shtetit të Finlandës për përkrahjen e Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Image

Të pranishëm në takim ishin, ish-zëvendësministri Bajram Gecaj dhe zëdhënësi Besian Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat