Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë.
Reagimi i Thaçit, vije pas sulmit që iu bë gjatë ditës së sotme një gruas rome në mes të Ferizajt.
Ai ka bërë thirrje për sjellje të përgjegjshme e qytetare, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit.
“Është krejtësisht e papranueshme dhe shumë e dënueshme dhuna kundër cilitdo në Kosovë. Sulmin kundër një qenie nuk e arsyeton as përkatësia ndonjërit komunitet e aq më pak raportimet e paverifikuara në mediat sociale apo në ndonjë portal. Ftoj për sjellje të përgjegjshme e qytetare të çdo kosovari, për raportim të përgjegjshëm të mediave dhe për veprim të menjëhershëm e të rreptë të organeve të rendit për të mbrojtur çdo njeri në Kosovë. Në Kosovën tonë nuk do të ketë vend për dhunë”, ka deklaruar Thaçi në Facebook.