Jahjaga: Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë

Aktuale

Jahjaga: Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë

Nga: Z.B Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:17
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Gruaja që u sulmua ditë më parë në Lipjan, sot gjatë ditës një video ka qarkulluar në medie ku shihet se po e njëjta grua është sulmuar në Ferizaj, përcjell “Bota sot”.

Kjo grua është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi që në rrjetet sociale u shpërnda lajmi se ka bërë tentime për grabitjen e disa fëmijëve.
Mirëpo, Policia e Kosovës e ka liruar gruan për rastin në fjalë.

Për këtë ka reaguar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku ka thënë se jam e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj kësaj gruaje dhe jam e thellësisht e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shkruar se mbi të gjitha jam e shqetësuar mbi sigurinë e individit në këtë shoqëri, siç thotë ajo, që ne si shoqëri po dështojmë ta mbrojmë këtë grua, por edhe si shtet nuk po arrijmë t'ia ofrojmë mbrojtjen dhe sigurinë që garantohet me ligj!

Postimi i plotë:

Për herë të dytë brenda vetëm një jave në Kosovë, një vendi që mëton të respektojë të drejtat e njeriut si vlerë të demokracisë dhe të fuqizojë sundimin e ligjit, ne pamë një sulm të tmerrshëm e tejet jonjerëzor ndaj një gruaje rome.
Jam e irrituar me video incizimet mbi sulmin ndaj kësaj gruaje dhe jam e thellësisht e brengosur për vlerat e shoqërisë sonë. Mbi të gjitha jam e shqetësuar mbi sigurinë e individit në këtë shoqëri. Lërë që ne si shoqëri po dështojmë ta mbrojmë këtë grua, por edhe si shtet nuk po arrijmë t'ia ofrojmë mbrojtjen dhe sigurinë që garantohet me ligj!
Racizmi e dhuna nuk kanë vend në Kosovë!
Empatinë duhet ta kultivojmë më shumë në shoqërinë tonë, ndërsa dhunën ta ndëshkojmë ashpër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat